A di diçka më shumë Allegri? Trajneri i Juventusit shqetëson tifozët me deklaratën e tij për luftën për mbijetesë

A di diçka më shumë Allegri? Trajneri i Juventusit shqetëson tifozët me deklaratën e tij për luftën për mbijetesë

20:51, 07/02/2023

Teksa po spekulohet për dënime të reja të ashpra për Juventusin, trajneri i klubit, Massimiliano Allegri, ka shqetësuar edhe më shumë tifozët me deklaratn e tij, ku shprehet se synimi kryesor i këtij sezoni është fitimi i mbijetesës në Serie A.

Se sa gjërat mund të ndryshojnë në vetëm pak javë në futboll, e tregon më së miri çfarë po ndodh në Juventus këtë sezon. Deri pak javë më parë synohej lufta për titullin, por pas zbritjes së pikëve dhe mundësia për dënime të reja, tashmë “qëllimi” kryesor është mbijetesa në mesin e më të mirëve.

Juventusit i janë hequr 15 pikë për shkak të mashtrimit financiar. Gjoba të reja do të pasojnë, pasi bardhezinjtë nuk kanë shkuar ende në gjykatë për dhënien e kontratave “false”.

Në ato momente, trajneri Massimiliano Allegri ka shqetësuar tifozët me një deklaratë duke thënë se mbijetesa është synimi kryesor i këtij sezoni.

"Fakti është se ne kemi vetëm 23 pikë. Duhet të arrijmë në 40 sa më shpejt që të jetë e mundur nëse duam të shmangim rënien. Më duket qesharake, por është e vërtetë. Qëllimi i parë është të arrijmë ata që janë mbi ne," tha Allegri para ndeshjes kundër Salernitana-s.

Trajneri i Juventusit shtoi se është e pamendueshme në këtë moment të vendoset ndonjë objektiv tjetër për skuadrën pasi nuk dihet asgjë se çfarë mund ta presë Zonjën e Vjetër.

Krahas penalitetit, Juventusi nuk po bën mirë as në fushë javët e fundit. Në tre xhirot e fundit morën vetëm një pikë ndaj Atalantës, ndërsa u mundën ndaj Monza dhe Napoli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco