Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmija tjetër i mbytur

U raportua se mund të kishte humbur jetën gjatë tërmetit, ish-futbollisti i Chelseat nxirret i gjallë nga rrënojat

U raportua se mund të kishte humbur jetën gjatë tërmetit, ish-futbollisti i Chelseat nxirret i gjallë nga rrënojat

10:30, 07/02/2023

Turqia është duke kaluar një situatë tejet të vështirë për shkak të tërmetit që tronditi vendin. Bëhej fjalë për një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 7.8, teksa janë me mijëra personat që kanë humbur jetën ndërsa ende një pjesë e madhe janë nën rrënoja në pritje të operacionit të shpëtimit.

Së fundmi, bëhet e ditur se ish-lojtari i Chelsea, Everton e Newcastle në Premier League, Christian Atsu, i ka mbijetuar tërmetit të frikshëm dhe se është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

31-vjeçari pasi është nxjerrë nga ekipet e shpëtimit, është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë pas dëmtimeve të rënda që kishte në trup, por që është jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë më parë ai u raportua i zhdukur dhe shpresat se mund të kishte mbijetuar ishin të vogla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco