Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Korabi publikon provat dhe hedh akuza ndaj presidentit të Apolonisë: Koço Kokëdhima u bëri presion gjyqtarëve

Korabi publikon provat dhe hedh akuza ndaj presidentit të Apolonisë: Koço Kokëdhima u bëri presion gjyqtarëve

18:01, 06/02/2023

Ndeshja mes Apolonisë dhe Korabit,e cila u mbyll  me rezultatin 1-1, është shoqëruar me polemika të shumta. Për “Panorama Sport”, dibranët janë shprehur se kanë prova që presidenti i skuadrës fierake, Koço Kokëdhima, u ka bërë presion gjyqtarëve për të ndikuar në rezultatin e sfidës.

Ata kanë regjistruar Kokëdhimën teksa largohej nga dhoma e gjyqtarëve, gjë që normalisht nuk duhet të ndodhë, në momente shumë të tensionuara në korridorin në ambientet e brendshme të stadiumit.

Barazimi 1-1 ka lënë Korabin në vendin e katërt në renditje dhe në zonën e play-off për ngjitjen në Superior. Ndërsa Apolonia mbetet në vendin e 9, në zonën e play-out për rënien në Kategorinë e Dytë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco