Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komiteti Drejtues i PL

Neuer sulmoi drejtuesit e Bayernit për shkarkimin e kroatit, Kahn iu përgjigj ashpër

Neuer sulmoi drejtuesit e Bayernit për shkarkimin e kroatit, Kahn iu përgjigj ashpër

14:19, 04/02/2023

Toni Tapalovic u shkarkua nga Bayerni në fund të janarit, ku ai ishte trajner i portierëve që nga vera e vitit 2011. Tapalovic kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me Manuel Neuer. Portieri i Bayernit dhe i kombëtares gjermane është kumbari i djalit të Tapalovic. Në një intervistë për “Athletic”, Neuer zbuloi zhgënjimin e madh që përjetoi kur dëgjoi se Tapalovic ishte shkarkuar.

"Ishte një goditje e tmerrshme për mua. Për shkarkimin e tij u informova nga zyrtarët e klubit. Erdhi nga hiçi. Ishte gjithashtu një surprizë për Tonin. Nuk e kuptova se çfarë po ndodhte. Më goditi fort. Ishte gjëja më brutale që kam përjetuar në karrierë. Është sikur dikush të shkul zemrën”, tha Neuer për “The Athletic”.

Përgjigja e Kahn erdhi

Mbrëmë mediat gjermane publikuan një deklaratë të Oliver Kahn në të cilën njeriu i parë i Bayernit i është përgjigjur indirekt Neuerit, por në fakt duket qartë se ai ka dalë publikisht për të dënuar deklarata të tilla të Neuerit në emër të klubit. Në fund kërcënoi paksa Neuerin.

 

“Ajo që Manuel tha për largimin e Tapalovic-it nuk është e mirë për të si kapiten dhe nuk përfaqëson vlerat e Bayernit. Gjithashtu, deklarata të tilla vijnë në një moment krejtësisht të gabuar sepse aktualisht kemi një seri ndeshjesh shumë të rëndësishme përpara”, tha Kahn dhe shtoi:

 

“Neuer u prek personalisht, këtë duhet ta kuptojmë deri diku. Ne e dinim që sapo ia komunikuam vendimin, ai nuk e mori mirë. Unë kam kaluar një situatë të ngjashme në vitin 2004 në kombëtaren gjermane. Sepp Maier u ndje i tradhtuar nga Federata dhe u largua. Unë isha i zhgënjyer dhe i zemëruar, por e dija që prioriteti i ekipit ishte qëllimi i përbashkët. Kjo ishte më e rëndësishme për mua sesa ndjenjat personale. Dhe për këtë arsye nuk dola publikisht. Manuel bëri të kundërtën. Ne do të flasim shumë seriozisht për këtë lëvizje."

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco