Guardiola transferoi në heshtje argjentinasin dhe çuditërisht e ka përfshirë në skuadrën e Champions League

Guardiola transferoi në heshtje argjentinasin dhe çuditërisht e ka përfshirë në skuadrën e Champions League

10:39, 04/02/2023

Futbollisti i talentuar argjentinas Maximo Perrone nënshkroi për Manchester Cityn pa asnjë zhurmë mediatike dhe Pep Guardiola planifikon ta përdorë atë në pjesën tjetër të sezonit.

Perrone,20 vjeç, në mënyrë krejtësisht të habitshme, nënshkroi për kampionin aktual të Premier League, Manchester City në ditët e fundit të merkatos. Ky transferim nuk u pasqyrua aq shumë nga mediat pasi pritej që Perrone të luante për ekipin e dytë të Cityt.

Por një surprizë ka ndodhur mbrëmë. Guardiola e nderoi  argjentinasin dhe e përfshiu në skuadrën për Champions League, duke konfirmuar kështu se planifikon ta përdorë mesfushorin e ri në pjesën e mbetur të sezonit.

 

 

 

Talenti argjentinas, i cili ka edhe nënshtetësi spanjolle, ka kaluar nëpër akademinë e Veleza-s në Sarsfield. Ai sapo kaloi nga ky klub te Manchester City për 11 milionë euro.

Perrone luan për të rinjtë e Argjentinës dhe nëse Guardiola i jep së shpejti një shans në ekipin e të rriturve, nuk ka dyshim se së shpejti do ta shohim në fanellën e kampionëve të rinj të botës së bashku me Lionel Messin dhe ekipin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco