Reagimi i pronarit të Chelseat bën xhiron e botës: Shpenzoi 650 milionë dhe duhet të shikojë këtë

Reagimi i pronarit të Chelseat bën xhiron e botës: Shpenzoi 650 milionë dhe duhet të shikojë këtë

09:53, 04/02/2023

Tifozët e Chelseat u zhgënjyen edhe një herë me një ndeshje të skuadrës së tyre dhe pronari amerikan Todd Boehly nuk mund të jetë i kënaqur me paraqitjet, edhe pse investoi një shumë rekord parash në klub në më pak se gjysmë viti.

Chelsea ka shpenzuar më shumë se 650 milionë paund për përforcime që nga vera. Megjithatë, ata janë ende në mesin e tabelës dhe përkundër faktit se trajneri Graham Potter përfshiu dy nga lojtarët më të shtrenjtë në ekipin titullar, skuadra nuk arriti të mposht Fulhamin mbrëmë (0:0).

Enzo Fernandez dhe Mihajlo Mudrik ishin titullar për herë të parë para publikut të tyre, por nuk treguan asgjë për t'u përmendur.

Ndërsa asgjë nuk po ndodhte në Stamford Bridge, pronari i Chelsea, Todd Boehly ishte në fokusin e kamerës. Biznesmeni amerikan, i cili ka investuar shumë para, në shumë momente nuk ka mbetur i kënaqur me atë që ka parë në fushë.

Boehly u bë shpejt viral në rrjetet sociale me reagimet e tij dhe në momente të caktuara celulari e ndihmonte të harronte atë që po ndodhte në fushë.

 

 

“Kur investon 600 milionë funte për të barazuar 0:0 me Fulhamin në shtëpi”, kanë thënë faqet e shumta të futbollit në përshkrimin e reagimit të Boehly-t në fund të lojës, që tregon qartë pakënaqësinë me lojën dhe rezultatin.

Nuk janë të kënaqur as tifozët e Chelseat, të cilët thonë se kaosi në klub është edhe më i madh pas ardhjes së përforcimeve masive.

"Chelsea është një rrëmujë absolute, nuk mund ta besoj se ata kanë shpenzuar aq shumë para dhe ende nuk mund të shënojnë ", "Të gjitha paratë që kanë shpenzuar dhe ata janë ende sr...", "Kaq shumë para shpenzuan dhe ende nuk kanë blerë një golashënues natyral që do të shënojë gola”, “Chelsea shpenzoi gjithë ato para dhe nuk mund ta shkatërrojë Fulhamin”, ishin komentet e tifozëve të pakënaqur.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco