Një shqiptar ndëshkon Leverkusenin, goli i dytë në Bundesligë për pak ditë

Një shqiptar ndëshkon Leverkusenin, goli i dytë në Bundesligë për pak ditë

22:27, 03/02/2023

Një shqiptar zhbllokon sfidën mes Augsburgut dhe Bayer Leverkusenit, në sfidën e parë të javës së 19-të të Bundesligës.

Në minutën e 55-të, vendësit kaluan në epërsi falë golit të Mërgim Berishës, që “u harrua” i vetëm në zonë, pa hasur asnjë vështirësi për ta dërguar topin në rrjetë me kokë.

Për 24-vjeçarin është goli i dytë brenda pak ditësh, pasi ka shënuar golin e fitores në sfidën e 25 janarit, kundër Borussias së Moenchengladbachut.

Mërgim Berisha ka lindur në Gjermani dhe ka luajtur 13 ndeshje me përfaqësuesen U-21 të këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco