Mungon vetëm zyrtarizimi! Giroud rinovon kontratën me Milanin

Mungon vetëm zyrtarizimi! Giroud rinovon kontratën me Milanin

19:34, 03/02/2023

Një tjetër sezon kuqezi për Oliver Giroud. Mediat italiane janë të sigurta se javën e ardhshme Milan dhe futbollisti francez do të firmosin kontratën e re deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Vetëm pak ditë pasi refuzoi disa skuadra nga Premier League, drejtuesit kuqezi kanë menduar ta shpërblejnë lojtarin 36 vjeçar.

Nga marrëveshja e re, Oliver Giroud do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë eurosh, 2 herë më e ulët nga oferta e Evertoni që u mundua ta joshë gjatë merkatos së janarit.

Megjithatë, kjo nuk ka ndikuar aspak tek lojtari francez që dëshiron vetëm Milanin dhe kërkon ta mbyllë aty karrierën e tij. Ai ju bashkua Milanit në qershor të vitit 2021 duke u kthyer menjëherë në një lider për skuadrën duke fituar dhe titullin kampion.

Ndërkohë, gjatë këtij sezoni, Giroud ka shënuar 10 gola 6 në Serie A dhe 4 në Champions League si dhe ka dhuruar 6 asist,  pa harruar këtu dhe paraqitjen fantastike që ai zhvilloi në Kupën e Botës, ku me Francën e tij arriti deri në finale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco