Barcelona piketon adoleshentin brazilian si pasues të Lewandowskit

Barcelona piketon adoleshentin brazilian si pasues të Lewandowskit

19:17, 03/02/2023

Vitor Roque është objektiv i Barcelonës për të pasuar Robert Lewandowskin.

Informacioni bëhet i ditur këtë të premte nga “El Mundo Deportivo”, ku thuhet se sulmuesi 17-vjeçar i Athletico Paranaenses është në listën e katalanasve për sezonin e ardhshëm, pasi shihet si një zgjidhje për të zënë vendin e polakut.

Sipas të njëjtit burim, një prej përfaqësuesve të futbollistit pritet të udhëtojë drejt Barcelonës për të biseduar me drejtuesit e “Blaugranave”, pasi Vitor Roque, për të cilin ka interes edhe nga klube të tjera, si PSG dhe Chelsea, u jep përparësi katalanasve.

Sezonin e kaluar, i riu brazilian (pjesë e përfaqësueses së të rinjve të Brazilit) shënoi shtatë gola dhe dha tre asistime në 36 ndeshje për ekipin e parë të Athletico Paranaenses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco