Mjafton një gol i Grudës, Teuta shkon në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

Mjafton një gol i Grudës, Teuta shkon në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

18:44, 03/02/2023

Teuta është çerekfinalisti i fundit i Kupës së Shqipërisë pasi mposhti në sfidën e kthimit në fazën e 1/8-ve Erzenin me rezultatin 1-0, ndërsa ndeshja e parë u mbyll në barazim 1-1. 

Teuta është më kërkuese në këtë sfidë që në minutat e para dhe rrezikojnë fillimisht me Çyrbjan e më pas me Lorenco Vilën. Mundësia më e mirë e pjesës së parë vjen në fundin e saj me Beqjan që përfiton nga një gabim në mbrojtjen e Erzenit, por goditja e tij përfundon jashtë.

Kualifikimi ndërkohë vendoset në pjesën e dytë. Është Ildi Gruda që arrin të realizojë golin që i jep fitoren Teutës në minutën e 83-të. Një kundërsulm i shpejt i durrsakëve gjen të papërgatitur Erzenin dhe i vetëm përballë portierit, Gruda nuk fal duke çuar topin në rrjetë.

Në fund festa i takon e gjitha Tetutës që kualifikohet në fazën çerekfinale, aty ku e pret Kukësi. 

Çiftet çerekfinaliste

Kastrioti – Tirana

Vllaznia – Partizani

Egnatia – Laçi

Teuta – Kukësi

Takimet e para të fazës çerekfinale do të luhen më 1 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 15 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco