VIDEO/ Shënoi në fund të ndeshjes, Cristiano Ronaldo i jep pikën e parë Al-Nassr

VIDEO/ Shënoi në fund të ndeshjes, Cristiano Ronaldo i jep pikën e parë Al-Nassr

18:39, 03/02/2023

Cristiano Ronaldo e hapi sot llogarinë e tij të golave në Ligën Profesionale Saudite.

Sulmuesi portugez shënoi në ndeshjen që Al-Nassr luajti sot në transfertë kundër Al-Fateh, në kuadër të javës së 15-të.

Ronaldo shënoi në fundin e ndeshjes (90+3’) nga pika e penalltisë, për t’i siguruar kështu një pikë skuadrës së tij.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Prince Abdullah bin Jalawi” përfundoi me rezultatin 2-2.

Për Al-Nassr goli tjetër u shënua nga Anderson Talisca (42’).

Ndërkaq, Cristian Tello (12’) dhe Sofiane Bendebka (58’) ishin autorët e golave të vendasve.

Al-Nassr pas këtij barazimi ka 34 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me pikë të njëjta me Al-Shabab, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco