Historia e pabesueshme e Will Still/ Sa paguan Reims për teknikun ekspert në lojën 'Football Manager'

Historia e pabesueshme e Will Still/ Sa paguan Reims për teknikun ekspert në lojën 'Football Manager'

17:36, 02/02/2023

 

Reims paguan një gjobë prej 25 mijë eurosh për çdo ndeshje për 30-vjeçarin, Will Still  i cili është trajneri më i ri në 5 ligat kryesore europiane dhe nuk ka akoma një licencë Uefa Pro.

Por rezultatet flasin për të. Që kur është ulur në pankinën e klubit francez është i pamposhtur: 7 fitore dhe 6 barazime të arritura në 13 ndeshje, përfshirë edhe barazimin 1-1 përballë Paris Saint Germain.

Duke bërë një llogari të thjeshtë, në fund të sezonit Reims do ti paguajë federatës franceze të futbollit rreth 700 mijë euro gjobë. 

Still ka nisur karrierën e tij si analist për skuadrën belge të Sint-Truiden dhe para se të shkonte te Reims, kishte vetëm 24 ndeshje si trajner: 15 në Jupiler Pro League me Beerschot dhe 9 në kategorinë e dytë belge me Lierse.

Still ka deklaruar se është dashuruar me rolin e teknikut falë lojës “Football Manager”: “Nuk e kisha menduar kurrë se loja do të influenconte karrierën time në jetën reale, por është e qartë që është kështu”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco