Mbappe alarmon PSG, sulmuesi francez rrezikon sfidën ndaj Bayern Munich

Mbappe alarmon PSG, sulmuesi francez rrezikon sfidën ndaj Bayern Munich

10:05, 02/02/2023

Kylian Mbappe la fushën e lojës në minutën e 20-të të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Montpellier, dhe tani skuadra pariziane është e shqetësuar sepse më datë 14 shkurt ata do të luajnë ndeshjen e parë të xhiros së 16-të në Champions League ndaj Bayern Munich.

Pas një përplasje me Leo Leroy, Mbappe preku disa herë anën e majtë të këmbës dhe pak më vonë, kërkoi një zëvendësim, ku Ekitike u aktivizua në vend të tij. Gjendja e francezit pritet të vlerësohet.

Menjëherë më pas, në minutën e 31-të, për PSG doli edhe Sergio Ramos pas një përplasjeje kokë më kokë me Stephy Mavididi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco