Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

'Krenar që isha kapiten', fjalët e para të Ismajlgecit pas largimit nga Tirana: Qofshi gjithmonë kampionë, një ditë do të rikthehem…

'Krenar që isha kapiten', fjalët e para të Ismajlgecit pas largimit nga Tirana: Qofshi gjithmonë kampionë, një ditë do të rikthehem…

11:45, 01/02/2023

Ish-kapiteni i Tiranës Marsel Ismajlgeci ka nisur një aventurë të re, jashtë kufijve të Shqipërisë. Tashmë ai është pjesë e klubit boshnjak, Zrinjski Mostar.

Pas largimit nga ekipi bardheblu, Ismajlgeci ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

Image

Ai shkruan se: “Faleminderit familja ime! Vjen një moment kur njeriu rritet dhe duhet të largohet nga familja për të ecur vetë përpara. Tirona më mori fëmijë, më rriti, më bëri ky që jam sot! Falë Tironës përjetova momentet më të bukura dhe të paharruara në futboll”.

Ndër të tjera ish-kapiteni shprehet mirënjohës ndaj trajnerit Shehi, stafit teknik dhe tifozëve që e kanë mbështetur. Postimi i tij mbyllet në fund me: “Me besimin dhe mbështetjen tek Zoti, sot për mua nis një rrugëtim i ri, me shpresën se një ditë do të rikthehem prapë në familjen time”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco