Zyrtare/ Manchester United gjen te Bayern Munich zëvendësuesin e Eriksen

Zyrtare/ Manchester United gjen te Bayern Munich zëvendësuesin e Eriksen

10:32, 01/02/2023

Fitues ndaj Reading në FA Cup të shtunën e kaluar (3-1), Manchester United megjithatë pësoi një goditje pasi Christian Eriksen është në krah për tre muaj. Një goditje e madhe për Djajtë e Kuq, të cilëve tani u duhet të bëjnë pa një prej lojtarëve më të mirë që nga fillimi i sezonit. Duke parë situatën, drejtuesit e “Djajve të kuq” u futën me urgjencë në merkato, vetëm disa orë përpara mbylljes.

Nuk kaloi shumë dhe United zyrtarizoi transferimin e Marcel Sabitzer. Mesfushori 28-vjeçar austriak që luan për Bayern Munich, vjen në “Old Trafford” në formën e huazimit deri në fund të sezonit.

“Manchester United është i lumtur të konfirmojë se Marcel Sabitzer i është bashkuar klubit në formë huazimi nga Bayern Munich deri në qershor 2023. “ Mesfushori austriak ka bërë 443 paraqitje në klub në karrierë në të gjithë Evropën, duke përfshirë 54 që nga transferimi te FC Bayern Munich në gusht 2021.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco