Berat Gjimshiti i kthehet niveleve të larta, media italiane vlerësojnë paraqitjen e mbrojtësit kuqezi ndaj Inter

Berat Gjimshiti i kthehet niveleve të larta, media italiane vlerësojnë paraqitjen e mbrojtësit kuqezi ndaj Inter

09:44, 01/02/2023

Berat Gjimshiti duket se e ka hedhur pas krahëve periudhën e vështirë te Atalanta. Mbrojtësi shqiptar po merr gjithnjë e më shumë minuta së fundmi, ndërsa ndeshjen e djeshme ishte në fushë titullar kundër 11-shes së Inzagit.

Image

Futbollisti i Kombëtares kuqezi po i kthehet sërish niveleve të larta dhe këtë e dëshmoi edhe dje në fushë kundër Interit. “TTW“ e ka vlerësuar Gjimshitin me notën 6.5, më e larta e dhënë për lojtarët e Atalantës.

“I shkëlqyer në qendër të zonës, duke u hequr disa topa të rëndësishëm sulmuesve të Interit dhe duke i larguar ata pa i kushtuar shumë rëndësi estetikës“, ka shkruar media e njohur italiane në vlerësimin e saj për Berat Gjimshitin.

Image

Kujtojmë që Atalanta u mund me rezultatin 0-1 nga Inter dhe kështu humbi mundësinë për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco