Hulk peshonte 97.6 kg para ndeshjes, luajti 90 minuta dhe u trondit kur u ngjit përsëri në peshore

Hulk peshonte 97.6 kg para ndeshjes, luajti 90 minuta dhe u trondit kur u ngjit përsëri në peshore

12:50, 31/01/2023

Futbollisti brazilian, Hulk ka shtangur publikun me postimin ku tregon se sa peshë ka humbur pas vetëm një ndeshjeje.

Kështu, Atletico Mineiro e tij mundi Tombensen me rezultat 2:1, ndërsa Hulk para ndeshjes peshonte 97.6 kilogramë.

Braziliani luajti të gjitha 90 minutat, teksa shënoi edhe një gol të mrekullueshëm për fitore një minutë para përfundimit të lojës.

Ndeshja u luajt në orën 11:00 me diell me temperaturë 30 gradë, kështu që e gjithë kjo ndikoi ndjeshëm te futbollistët.

Se sa të vështira ishin kushtet për lojë tregojnë edhe video që Hulk ka publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se pas ndeshjes ka humbur 5.7 kilogramë.

Kështu, pas takimit, ai përsëri u ngjit në peshore dhe më pas tregoi 91.9 kilogramë.

Kujtojmë se Hulk u kthye në Brazil në vitin 2021 teksa luan për Atletico. Ai luajti 49 ndeshje për kombëtaren braziliane dhe shënoi 11 gola.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco