Erzeni mposht Vllazninë dhe e parakalon në renditje

Erzeni mposht Vllazninë dhe e parakalon në renditje

21:21, 30/01/2023

Erzeni mposhti Vllazninë me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 2-të me autogolin e Smajlit duke kaluar në avantazh vendasit.

Në minutën e 31-të Nonato dyfishoi shifrat dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Erzenit.

Në pjesën e dytë ishte Esat Mala ai që shkurtoi diferencën në minutën e 57-të.

Por në të 75’ erdhi përgjigja e Nonatos duke dërguar shifrat në 3-1.

Goli i fundit i duelit u shënua nga Jonuzi në minutën e 80-të.

Pas kësaj fitoreje Erzeni e parakalon në renditje Vllazninë dhe pozicionohet në vendin e 3-të me 29 pikë, ndërsa kuqeblutë mbeten në vendin e 4-të me 28 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco