I vodhën nga llogaria bankare rreth 12 milionë euro, ja si ndjehet Usain Bolt

I vodhën nga llogaria bankare rreth 12 milionë euro, ja si ndjehet Usain Bolt

16:44, 29/01/2023

Pushimi nga puna i menaxheri dhe përgatitja e padisë ishin masat e para të ndërmarra nga Usain Bolt kur mësoi se e kishim mashtruar duke i grabitur miliona dollarë në llogarinë e tij bankare. 

Ish-atleti xhamajkan pranon se është tronditur kur ka kuptuar se nga llogaria e tij i janë grabitur rreth 11.7 milionë euro.

“Nuk kam falimentuar, por pa dyshim që ka ndikuar shumë në financat e mia. Ishte e ardhmja ime. Të gjithë e dinë që kam tre fëmijë, se po kujdesem për prindërit e mi dhe dua të jetoj akoma mirë”, tha Bolt gjatë një eventi publicitar.

Aktualisht, në moshën 36-vjeçare, mbajtësi i rekordeve botërore dhe olimpike në 100 dhe 200 metra ishte një nga viktimat e shumta të kompanisë financiare xhamajkane “Stocks and Securities Limited” (SSL), që u kishte shkaktuar klientëve një dëm prej 3 miliardë eurosh.

“Nuk dua të them shumë për këtë, por jam po aq konfuz sa gjithë të tjerët. Është një situatë fatkeqe, sepse, si unë, ashtu edhe viktimat e tjera kemi punuar shumë për t’i fituar ato para”, ka përfunduar Bolt.

SSL nuk përmbushi afatin dhjetëditor të përcaktuar nga avokatët e Bolt për të zëvendësuar paratë dhe raportoi se tashmë ka nisur një hetim të brendshëm ndaj një ish-punonjësi si përgjegjës për mashtrimin.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco