Sassuolo dhuron spektakël në 'San Siro', fiton bindshëm dhe 'zhyt' në krizë Milanin

Sassuolo dhuron spektakël në 'San Siro', fiton bindshëm dhe 'zhyt' në krizë Milanin

14:37, 29/01/2023

Lojtarët e Sassuolos mposhtën si Milanin me rezultat 5:2 në San Siro, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serisë A italiane, duke thelluar krizën e madhe të kuqezinjve.

Sassuolo shënoi dy gola në vetëm 120 sekonda në minutat e 19-të dhe të 21-të me Defrel dhe Fratesi dhe dukej se gjërat nuk po shkonin mirë për Milanin.

Megjithatë, një fije shprese për vendasit ia ktheu Giroud në minutën e 24-të kur ngushtoi rezultatin në 2:1, por në minutën e 30-të Berardi tronditi rrjetën e kuqezinjve për herë të tretë, gjë që  vulosi edhe rezultatin e pjesa e parë së lojës.

Sapo filloi pjesa e dytë, Sassuolo e çoi rezultatin në 4:1 me gol të Laurientes dhe Matheus Henrique vulosi triumfin përballë Milanit me gol në minutën e 79-të për 5:1.

Disfatën e kampionit aktual vetëm sa e zbuti supergoli i Origit në minutën e 82-të për 5:2 finale.

Kështu, Milani e thelloi krizën e madhe dhe tashmë ka katër ndeshje që nuk njeh fitore dhe për herë të parë në histori në dy takime radhazi pësoi të paktën katër gola, pasi u mund nga Lazio me rezultat 4:0 në raundi i fundit.

Kuqezinjtë praktikisht humbën të gjitha shanset për të mbrojtur titullin, ndërsa në turin tjetër do të luajnë një derbi të madh ndaj Interit. Nga ana tjetër, Sassuolo do të presë Atalantën në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco