Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Urimet e kolegëve, trofetë dhe Xhixha: Shehi flet pas fitimit të çmimit

Urimet e kolegëve, trofetë dhe Xhixha: Shehi flet pas fitimit të çmimit

20:52, 27/01/2023

Orges Shehi feston sonte 2-vjetorin në stolin e Tiranës, ekip me të cilin fitoi si trajner titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë. 45-vjeçari fitoi çmimin “Trajneri i Vitit 2022” duke lënë pas Mirel Josën e Shpëtim Duron.

Pasi u vlerësua në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF, Shehi shprehu emocionet e tij në prononcimin për SportNews.

“Janë dy trajnerë që kanë vlerësimin tim maksimal, raportet e mia me ta kanë qenë më shumë se trajner-lojtar. Kam qenë në moshë më të madhe kur punova me ta, shumë probleme të skuadrës i kemi ndarë bashkë.

Urimet ishin të sinqerta nga ana e tyre. Me trofe jam larg, por ndihem krenar që në katër vjet kam fituar një Superkupë dhe kampionat. Do ishte bukur të ndiqja rrugën e Josës sa i përket trofeve.

Xhixha Topi i Artë 2022? Jam shumë i kënaqur, kam edhe pjesën e krenarisë të punës time. Jo vetëm Xhixha, edhe Seferi ka bërë një kampionat shumë të mirë.

Jam shumë i kënaqur që kanë punuar mirë dhe kanë bërë transferta jashtë. Kënaqësi që në formacionin më të mirë të vitit ka edhe lojtarë të tjerë të Tiranës”, deklaroi Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco