Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Ishte i ftuar në mbrëmjen gala nga FSHF, Duka justifikon mungesën e Ramës: Është i sëmurë

Ishte i ftuar në mbrëmjen gala nga FSHF, Duka justifikon mungesën e Ramës: Është i sëmurë

20:24, 27/01/2023

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbajti një fjalim përshëndetës në mbrëmjen gala të më të mirëve të vitit 2022 të Superiores, teksa ndër të tjera në fjalimin e tij, justifikoi edhe mungesën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Dukës, Rama nuk ishte i pranishëm në sallë, sepse është i sëmurë, por siç dihet prej ditësh ka plasur një skandal ku kryeministri Rama është një nga aktorët kryesor.

“Një falenderim të veçantë për të ftuarit e nderit të kësaj mbrëmjeje: Ministren, Evis Kushi, Një falenderim për përfaqësuesit diplomatikë, Shkëlqesinjtë Ambasadorë e stafet e tyre.

Një falenderim i veçantë për Presidentin e Federatës së Kosovës, mikun e çmuar Agim Ademi

E po ashtu i uroj Mirëseardhjen mikut tonë, ish-futbollistit të Kombëtares së Francës e Realit te Madridit, Kristian Karembe dhe aktualisht trajnerit të Kombëtares, Silvinjo. Një faleminderim edhe për kryeministrin Rama, i cili është i sëmurë dhe nuk është i pranishëm”, u shpreh Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco