Simeone sulmon gjyqtarin pas eliminimit nga Real Madridi

Simeone sulmon gjyqtarin pas eliminimit nga Real Madridi

09:34, 27/01/2023

Në pjesën tjetër të Madridit nuk e kanë marrë aspak mirë eliminimin nga Kupa e Mbretit.

Të gjithë lojtarët e Atletikos, si dhe trajneri, Diego Simeone, kanë shënjestruar gjyqtarin e takimit, Soto Grado, për vendimet e tij.

Duke folur pas ndeshjes, Simeone ka thënë: “E vetmja gjë për të cilën jam i kënaqur është paraqitja e bërë nga skuadra ime. Sa për gjyqtarin kam shumë rezerva. Vendimet që duhej të ishin në favorin tonë, na u dhanë kundër dhe ato natyrisht që ndikojnë në mbarëvajtjen e ndeshjes. Sebajos ishte për të kuq dhe kaloi sikur të mos kishte ndodhur gjë.

Nga ana jonë, gjyqtari nuk ngurron të nxjerrë dy kartonë në 2 minuta. I kam kërkuar llogari për shumë vendime, e kam pyetur nëse kishte ndonjë problem personal me Moratën, sepse nuk i dha asnjë faull. Gjithsesi, unë jam krenar për ekipin tim. Deri në fund kemi luajtur për ta fituar derbin”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco