Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Kërcënohet presidenti i Federatës Italiane për dënimin e Juventusit

Kërcënohet presidenti i Federatës Italiane për dënimin e Juventusit

17:19, 22/01/2023

Prokurori federal dha dënimin duke penalizuar Juventusin me 15 pikë në kampionat dhe zbritur bardhezinjtë në vendin e dhjetë të renditjes.

Ashtu siç pritej, sanksioni i shkaktuar ngjalli zemërimin e tifozëve të Juventusit, të cilët nuk u kursyen në rrjetet sociale duke kërcënuar zyrat e larta të FIGC-së, përfshirë presidentin Gravina dhe prokurorin federal Giuseppe Chine.

Në qendër të vëmendjes së tifozëve të Juventusit ka përfunduar edhe shoqëruesja e presidentit federal, Giuseppe Gravina, Francesca Ibarra, e cila u akuzua padrejtësisht se kishte publikuar një histori ironike për -15 në renditje, shoqëruar me logon e bardhezinjve.

Pas kësaj dhe sulmeve të tjera sociale, siç raporton ANSA, autoritetet kompetente do të mbledhin raportet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco