Ka përfunduar një rotacion i paprecedentë i sulmuesve në tre klube: Gjithçka filloi me Ronaldon

Ka përfunduar një rotacion i paprecedentë i sulmuesve në tre klube: Gjithçka filloi me Ronaldon

14:43, 22/01/2023

Ditën e djeshme për vetëm njëzet ditë ka përfunduar një rotacion i paprecedentë i sulmuesve në tre klube.

Gjithçka filloi kur Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United dhe nënshkroi për Saudi Al-Nassr.

Transferimi i portugezit në radhët e gjigantit saudit më 1 janar nisi një reaksion zinxhir ku edhe dy lojtarë të tjerë ndërruan klub.

Fillimisht, Manchester United “arnoi” “boshllëkun” e krijuar nga largimi i Ronaldos duke sjellë në “Old Trafford”, Wout Weghorst më 13 janar nga Besiktas.

Image

Por më pas Besiktas kërkoi një zgjidhje në sulm dhe e gjeti atë te Al-Nassr. Dje Vincent Aboubakar udhëtoi nga Arabia Saudite në kryeqytetin e Turqisë, duke përfunduar kështu një rotacion mjaft interesant.

United zëvendësoi Ronaldon me Weghorst, Besiktas zëvendësoi Weghorst me Aboubakar dhe Al Nassr Aboubakar me Ronaldon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco