Dani Alves kontradiktor në deklarata, dalin detaje nga agresioni seksual i mbrojtësit brazilian

Dani Alves kontradiktor në deklarata, dalin detaje nga agresioni seksual i mbrojtësit brazilian

13:00, 22/01/2023

Kanë dalë në dritë detaje të tjera mbi ngjarjen e 30 dhjetorit në një diskotekë të Barcelonës, që çoi në arrestimin e futbollistit brazilian Dani Alves.

Lojtari aktualisht ndodhet në burg për agresion seksual, pas denoncimit të një 23-vjeçareje.

Sipas “El Periodico”, Alves dhe e reja kanë qëndruar në tualetin e diskotekës për rreth 15 minuta. Në këtë përfundim kanë dalë hetuesit, të cilët po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë së diskotekës.

Sipas versionit të denoncueses, që e ka publikuar “El Periodico”, Alves e ka detyruar “që t’i ulet në prehër, më pas e ka përplasur në tokë, e ka goditur me shuplakë, e ka ngritur dhe ka kryer me të marrëdhënie seksuale”.

Atë mbrëmje, vajza ka përfunduar në spital, ku i janë bërë edhe ekzaminimet përkatëse për të gjetur mbetje biologjike.

Ndërkohë, ish-futbollisti i Barcelonës dhe pjesë e Kombëtares së Brazilit në Botërorin e Katarit, ka deklaruar në gjykatë se ka qenë në diskotekë, por ka qëndruar fare pak aty, duke mohuar agresionin seksual për të cilin akuzohet. Gjithashtu, ka dhënë 3 versione të ndryshme. Në fillim tha se nuk e njihte vajzën; më pas tha se e kishte parë, por me të nuk kishte ndodhur gjë; ndërsa në fund deklaroi se ishte vajza ajo që iu hodh përsipër.

Nga ana tjetër, sipas “El Pais”, vajza nuk kërkon dëmshpërblim nga Dani Alves, por kërkon vetëm drejtësi.

Pas arrestimit, Presidenti i Pumas, ekip ku aktivizohet Dani Alves, njoftoi se braziliani është përjashtuar nga skuadra.

“Nuk mund të lejojmë që sjelljet e një personi të dëmtojnë filozofinë e punës sonë”, tha Leopoldo Silva.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco