Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

Vllaznia fiton me poker golash dhe thellon krizën e Laçit

Vllaznia fiton me poker golash dhe thellon krizën e Laçit

18:28, 21/01/2023

Vllaznia dominon Laçin dhe mposht bindshëm kurbinasit me rezultatin 4-1. Hoxhaj shënon dy gola në pjesën e parë për shkodranët, Shkurtaj ngushton diferencat në pjesën e dytë.

Por kuqeblutë reagojnë dhe shënojnë edhe dy gola të tjerë me Juriç dhe Jonuzi.

Ndërkohë, Bekim Balaj u aktivizua në minutën e 58’ në vendin e brazilianit Kaina dhe mori duartrokitjet e tifozëve të klubit ku u formua si futbollist, por nuk arriti të lërë gjurmë në ndeshjen e tij të parë me fanellën kuqeblu, pas 12 vitesh e gjysmë.

Vllaznia merr suksesin e radhës në kampionat dhe ngjitet në kuotën e 28 pikëve në klasifikim, vetëm 3 pikë larg kryesuesve të Tiranës. Laçi pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco