Superiore/ Ndalet Partizani, Kastrioti i merr një pikë në Kamëz

Superiore/ Ndalet Partizani, Kastrioti i merr një pikë në Kamëz

15:04, 21/01/2023

Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida mes Kastriotit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 17-të në Abissnet Superiore.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta nisi me avantazhin e “Demave” kryesues. Partizani fitoi një penallti në minutën e 54’, të cilën e ktheu në gol Tedi Cara.

Vendasit nuk u dekurajuan dhe rikthyen baraspeshën 12 minuta më vonë falë golit të bukur të Silvio Zogajt. Minutat e mbetura nuk prodhuan më gola dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë.

Partizani regjistroi ndeshjen e dytë radhazi pa fitore. 30 pikë dhe vendi i parë për skuadrën e Colellas, pozicion që mund ta humbë nëse Tirana mposht Bylisin. Kastrioti u ngjit në kuotën e 19 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco