Reali po përgatit një ofertë për Guardiolën që nuk mund të refuzohet nga Leipzig

Reali po përgatit një ofertë për Guardiolën që nuk mund të refuzohet nga Leipzig

14:14, 21/01/2023

Josko Guardiol është një nga emrat më të përmendur në këtë merkato. Mediat që ndjekin transferimin e lojtarëve përmendin shumë shpesh emrin e tij, duke vënë në pah interesimin e shumë prej klubeve më të forta evropiane, si dhe një shumë të mundshme rekord për mbrojtësit. Së bashku me Manchester Cityn, Chelsean e të tjerë, një nga klubet me të cilët lidhet më shpesh mbrojtësi kroat është Real Madridi.

Nuk duket e mundshme që Leipzig ta lejojë Guardiolën të largohet nga klubi që në janar, por presioni ndaj lojtarit të Bundesligës gjermane do të rritet në merkaton e verës. Leipzig  e ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të shqyrtojë oferta të mundshme për mbrojtësin e tyre, tha drejtori sportiv i klubit Max Eberl për Guardiol:

"Gjithçka shkon në spam. Guardiol, ofertë, spam direkt. Kështu që unë nuk kam marrë ende asnjë email."

Ancelotti duhet të zgjidhë çështjen e mbrojtjes

“Fichajes” shkruan se Real Madridi do të dërgojë të tilla e-mail gjatë merkaton së verës për shkak se trajneri i gjigantëve madrilen, Carlo Ancelotti, do të duhet të kërkojë zgjidhje në disa pozicione, duke theksuar se e shqetëson veçanërisht çështja e mbrojtjes.

Josko Guardiol po konsiderohet, shkruan Fichajes, kujton interesimin e gjigantëve europianë dhe shton se Reali do të jetë i gatshëm “të vendosë në tryezë një ofertë që nuk mund të refuzohet nga pikëpamja ekonomike”. Do të jetë 80 milionë euro.

Reali duhet të marrë një vendim

“Klubi gjerman është i vetëdijshëm për rritjen e vlerës së Josko Guardiolës në krahasim me vitin e kaluar. Ai konfirmoi në Kupën e Botës në Katar se ai është një nga mbrojtësit më të mirë dhe Leipzig do ta largojë vetëm nëse ofrohen 100 milionë euro. Reali do të duhet të vendosë nëse do ta kthejë Guardiolën në mbrojtësin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave apo do të kërkojë zgjidhje të tjera”.

Guardiol ka kontratë me RB Leipzig deri në verën e vitit 2027.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco