'Nuk krahasohemi me Real Madrid', Xavi: I shokuar nga Dani Alves

'Nuk krahasohemi me Real Madrid', Xavi: I shokuar nga Dani Alves

14:09, 21/01/2023

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës në La Liga, atë ndaj Getafe në shtëpi. Blaugranat udhëheqin kampionatin me tre pikë më shumë se rivalët e përjetshëm të Real Madrid, mirëpo tekniku Xavi këmbëngul se skuadra e tij nuk matet me madrilenët dhe se garën e vërtetë e ka me veten. Sakaq, në konferencë, Xavi nuk iu shmang dot pyetjeve për Dani Alves i cili aktualisht është në paraburgim pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare.

“Fituam Superkupën ndaj Real Madrid por tashmë duhet të shfaqemi me “këmbë në tokë”. Duhet të evitojmë euforinë, zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer dhe fituam titullin, por tashmë duhet të vijojmë me pjesën e mbetur të sezonit.

Unë nuk dua që Barcelona të krahasohet me Real Madrid, gjithë garën e kemi me veten tonë dhe më duket se jemi më mirë se më parë. Duhet të ruajmë këtë nivel dhe nuk shohim se çfarë bëjnë të tjerët.

Dani Alves? Është pak e vështirë të komentosh një situatë të tillë, jam i surprizuar dhe i prekur nga ajo se çfarë po ndodh. Jam në një gjendje shoku, por i takon drejtësisë të thotë fjalën e fundit.  Ndihem keq për të dhe jam i surprizuar”, u shpreh Xavi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco