U trasnferua te Chelsea, Madueke: Jam i lumtur që nënshkruaj me një nga klubet më të mira në botë

U trasnferua te Chelsea, Madueke: Jam i lumtur që nënshkruaj me një nga klubet më të mira në botë

13:16, 21/01/2023

Mbrëmë vonë, Chelsea zyrtarizoi transferimin e Noni Madueke nga PSV Eindhoven, për të cilin pagoi 35 milionë euro.

Ky është përforcimi i 14-të për klubin londinez që nga ardhja e Todd Boehly (president) në Stamford Bridge dhe shuma e shpenzuar në këtë periudhë është 460.5 milionë euro.

Vetëm në 20 ditët e mëparshme, Chelsea solli gjashtë prej tyre dhe shpenzoi 178.5 milionë euro për to, ose dy herë më shumë se të gjitha klubet nga pesë ligat e mbledhura së bashku.

Përkatësisht, skuadrat nga La Liga shpenzuan 22.1 milionë euro, Ligue 1 16.6, Bundesliga 34 dhe Seria A 9, që është gjithsej 81.7 milionë euro.

Me 20-vjeçarin anësor anglez është nënshkruar një kontratë 7.5-vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.

"Chelsea është klubi më i mirë në Londër. Jam shumë i lumtur që i bashkohem një nga klubeve më të mirë në botë. Të kthehem në Angli dhe të luaj në Premier League është një ëndërr për mua," tha Madueke, i cili ka qenë pjesë e akademisë Tottenham dhe Crystal Palace.

Madueke u transferua te PSV 4.5 vjet më parë dhe luajti 80 ndeshje për ekipin e parë të gjigantëve holandezë, duke shënuar 20 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco