Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Messi dhe Ronaldo do të luajnë për herë të fundit kundër njëri-tjetrit, ja ku mund ta shikoni ndeshjen

Messi dhe Ronaldo do të luajnë për herë të fundit kundër njëri-tjetrit, ja ku mund ta shikoni ndeshjen

13:50, 19/01/2023

Sonte do të kemi mundësinë të shohim me shumë gjasa duelin e fundit në karrierë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, dy futbollistë që kanë shënuar historinë në futboll në njëzet vitet e fundit.

Sonte në orën 18:00 do të luhet një ndeshje miqësore mes PSG-së dhe skuadrës mikse të Al-Nassr dhe Al-Hilal.

Mesin dhe Ronaldon i kemi parë në tokën evropiane, më së shpeshti në El Clasico dhe ata do të takohen për herë të fundit në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Ronaldo do të drejtojë skuadrën saudite si kapiten dhe në anën tjetër pritet të performojnë yjet më të mëdhenj të parisienëve – Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Ndeshja do të luhet në stadiumin King Fahd duke filluar nga ora 18:00 dhe tifozët fatkeqësisht nuk do të mund ta ndjekin falas. Ata që duan të shikojnë këtë spektakël dhe të shohin Messin dhe Ronaldon në një duel direkt për herë të fundit, do të duhet ta blejnë transmetimin në faqen e PSG-së në Facebook për 2.29 euro.

Ronaldo dhe Messi deri më tani kanë luajtur 36 ndeshje, prej të cilave vetëm dy miqësore (Argjentinë – Portugali). Messi kryeson në fitore (16-11) dhe gola të shënuar (22-21).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco