Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Usain Bolt në gjendje shoku, legjendës së atletikës i vidhen 12.7 milionë dollarë nga llogaria bankare

Usain Bolt në gjendje shoku, legjendës së atletikës i vidhen 12.7 milionë dollarë nga llogaria bankare

11:15, 19/01/2023

Më shumë se 12.7 milionë dollarë janë zhdukur nga një llogari bankare investimi që i përket legjendës së atletikës Usain Bolt, thanë avokatët e tij për AP .

Ish-atleti xhamajkan ka një llogari në firmën private të investimeve Stocks & Securities Limited (SSL) në vendin e tij, në të cilën ai kishte 12.8 milionë dollarë, por tani atij i kanë ngelur vetëm 12,000 mijë dollarë.

Mbrojtja e Bolt ka frikë se është kryer "një akt i rëndë vjedhjeje mashtruese ose një kombinim i të dyjave". Avokati i tij Linton Gordon shpjegoi se llogaria ishte pjesë e kursimeve e kampionit olimpik dhe ka kërkuar që SSL t'i kthejë paratë brenda 10 ditëve, përndryshe ai kërcënon me veprime civile dhe penale.

Image

Komisioni i Shërbimeve Financiare të Xhamajkës ka hapur një hetim kundër firmës së investimeve dhe ka emëruar një auditor të posaçëm për të shqyrtuar akuzat për mashtrim në kompani. Përveç kësaj, autoritetet financiare kanë marrë përsipër menaxhimin e përkohshëm të SSL , e cila lejohet të vazhdojë të funksionojë, por ka nevojë për miratimin e qeverisë për çdo transaksion.

"Historia e së keqes"

Nga ana e saj, Stocks & Securities Limited pretendon se ka zbuluar përvetësimin në fillim të këtij muaji dhe se legjenda e atletikës nuk është i vetmi i prekur, pasi disa prej klientëve të tyre u mungojnë gjithashtu miliona dollarë. Fajtori i dyshuar për mashtrimin masiv është një ish-punonjës i kompanisë.

Image

Usain 'Lightning' Bolt, tetë herë fitues i medaljes së artë olimpike dhe 11 herë fitues i kampionatit ndërkombëtar, konsiderohet njeriu më i shpejtë në botë, duke mbajtur rekorde botërore në 100 metra dhe 200 metra. Sprinteri theu heshtjen e tij këtë javë përmes rrjeteve sociale, ku shkroi se rrënja e "historisë së së keqes" është "paraja".

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco