Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Kupa e Mbretit/ Valencia në çerekfinale, mposht Gijon me poker golash

Kupa e Mbretit/ Valencia në çerekfinale, mposht Gijon me poker golash

21:19, 18/01/2023

Valencia nuk gabon në sfidën e Kupës së Mbretit përballë Gijon dhe kualifikohet në çerekfinale me poker golash. Të besuarit e Gennaro Gattusos triumfuan në transfertë me rezultatin e thellë 4-0 falë dopietës së Cavanit si dhe golat e Kluivert dhe Linos. 

Ndeshja nis mirë për Valencian që gjen golin e avantazhit pas 10 minutash lojë. Edison Cavani nuk gabon dhe i çon shifrat në 1-0.Valencia vazhdon që të presojë dhe gjen golin e radhës pas 11-minutash.

Këtë herë është Justin Kluivert që gjen rrugën e rrjetës dhe dyfishon rezultatin. Pjesa e parë ndërkohë mbyllet me rezultatin 3-0, pasi në fundin e saj realizon një tjetër gol Edison Cavani i cili plotëson edhe një dopietë personale.

Në pjesën e dytë, Valencia përpiqet të menaxhojë rezultatin dhe ul disi ritmin e lojës. Për të plotësuar pokerin mendon Lino që realizon golin e katërt të takimit.

Me këtë fitore, Valencia vazhdon aventurën e saj në Kupën e Mbretit duke u kualifikuar për fazën çerekfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco