Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

Finalja kundër Realit, Xavi: Më pëlqen të luaj kundër më të mirëve, dua titullin

Finalja kundër Realit, Xavi: Më pëlqen të luaj kundër më të mirëve, dua titullin

13:32, 13/01/2023

Barcelona vuajti, por në fund ia doli të kualifikohet për në finalen e SuperKupës teksa triumfoi nga penalltitë në ndeshjen me Betis. 90-minutat përfunduan në barazim 1-1 ndërsa edhe koha shtesë nuk dhuroi fitues duke qenë se u mbyll me shifrat 2-2.

Nga pika e bardhë, të besuarit e trajnerit Xavi Hernandez u treguan më të saktë dhe tashmë mendja shkon te finalja kundër Real Madrid. Tekniku i blaugranave pas ndeshjes, u shpreh se atij i pëlqen të luaj gjithnjë kundër më të mirëve.

“Është një finale e shumëdëshiruar dhedo të kërkojmë me çdo kusht titullin. Unë dua gjithnjë të luaj kundër më të mirëve dhe të fitoj. Është një titull i rëndësishëm që mund t’i japë shumë moral sezonit tonë.

Synimi ynë është të luftojmë për tre titujt në të cilët jemi në lojë. Sa i përket aspektit të lojës, do të duhej të ishim treguar më të zotë në momentin kur nuk e kishim topin në kontroll. Ia komplikuam jetën vetes, kjo edhe për shkak se Betis është një kundërshtar shumë i fortë. Duhet të bëjmë edhe autokritikë pasi mund të bëjmë shumë më shumë në këtë sezon dhe të marrim më të mirën”, u shpreh Xavi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco