Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

Formula 1/ Ferrari nuk pret testet zyrtare, pilotët në pistë që në janar

Formula 1/ Ferrari nuk pret testet zyrtare, pilotët në pistë që në janar

11:52, 13/01/2023

Ashtu sikurse edhe vjet, Ferrari do të nisë më herët përgatitjen në pistë për vitin 2022. Këtë vit, testet e vetme zyrtare do të jenë më 23-25 shkurt, shumë pak për të parë punën e bërë dhe për të parë gjendjen e pilotëve.

Për këtë arsye, në janar, Ferrari do të kryejë 2-3 ditë teste me pilotët e saj.

Në pistë do të zbresin të katërt pilotët e “kokëkuqes”, Charles Leclerc, Carlos Sainz, Antonio Giovinazzi dhe Robert Shwartzmann (dy të fundit janë pilotët rezervë).

Sipas rregullores, pilotët mund të përdorin një makinë të dy viteve më parë, pra do të pilotojnë makinën Ferrari SF-21.

Gjithçka do të shërbejë për të fituar ritmin e duhur të garës, për t’u ambientuar me makinën.

Testet private do të zhvillohen në pistën e Fiorano.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco