Real Madrid hidhet në sulm për talentin e Bayern Munchen

Real Madrid hidhet në sulm për talentin e Bayern Munchen

11:09, 13/01/2023

Skuadra e Real Madridit nuk ndal së kërkuari talentet e futbollit dhe në shënjestër të skuadrës madrilene është 17-vjeçari Mathys Tel, që luan me skuadrën e Bayern Munchen.

Këtë sezon, ai është aktivizuar në 7 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola me ekipin e parë në Bundesligë.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2025 me skuadrën bavareze dhe kushton rreth 20 milionë euro, një shumë që edhe mund të rritet pasi ai të mbushë 18 vjeç.

“Mathys është një djalë i jashtëzakonshëm, një talent i jashtëzakonshëm. Nga stërvitja në stërvitje përmirësohet ndjeshëm”, tha Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayernit.

“E dimë që ai do të tërheqë vëmendjen e skuadrave të tjera, por për momentin nuk kemi asnjë informacion që e kërkon Reali. Ai është një lojtar i Bayernit”, tha më tej Salihamidzic.

Gjithsesi, madrilenët kanë gati një plan për të siguruar sulmuesin e talentuar francez, kampion i Europës për moshën U-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco