Brazili ende pa trajner, nis bisedimet me trajnerin që dështoi në Katar

Brazili ende pa trajner, nis bisedimet me trajnerin që dështoi në Katar

09:45, 13/01/2023

Luis Enrique është trajneri që kombëtarja e Brazilit dëshiron ta vendosë në krye të skuadrës së tyre.

Të udhëhequr ngaTite, tashmë i larguar, ata u eliminuan në çerekinalen e Katar 2022. Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është sot favoriti kryesor për të marrë drejtimin në fillim të vitit 2023. Presidenti i Federatë të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, kthehet në punë sot (e enjte) pasi kishte qenë me pushime. Ndër çështjet urgjente për t’u zgjidhur është emri i trajnerit të ri.

Dëshira e tij ka qenë Pep Guardiola, por trajneri katalanas nuk është gati të largohet nga Manchester City, i cili mendon se tashmë ka ekipin e kompletuar dhe dëshiron të provojë të fitojë Champions League.

Më pas ai tentoi Ancelottin, por tekniku italian nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid. Tashmë radhën e ka Luis Enrique, i cili është pa ekip pas largimit nga kombëtarja spanjolle. Ai vlerësohet për guximin e tij për të përdorur në fushën e lojës të rinjtë, që është element kyç në procesin e rinovimit sepse Brazili ka një prodhim të shkëlqyer të moshave nën 20 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco