Barcelona duhet t'i paguajë 8.5 milionë euro brazilianit që luajti vetëm 17 minuta

Barcelona duhet t'i paguajë 8.5 milionë euro brazilianit që luajti vetëm 17 minuta

17:16, 10/01/2023

Matheus Fernandes u transferua në Barcelonë nga Palmeiras në janar 2020 për një shumë prej 7 milionë eurosh. Mesfushori u dërgua menjëherë në huazim te Valladolid, nga ku u kthye në verën e po atij viti. Deri në verën e ardhshme, 2021, kur iu ndërpre kontrata nga Barcelona, ​​ai luajti vetëm 17 minuta për klubin katalanas kundër Dynamo Kyiv në Champions League. Fotoja në këtë tekst, në të cilën ai është i rrethuar nga tre rivalë, është e vetmja e Matheus me fanellën e Barcelonës në arkivat e agjencisë.

Image

Edhe pse ai kishte një kontratë deri në vitin 2025, Barcelona e ndërpreu atë në mënyrë të njëanshme dhe e ktheu Matheus te Palmeiras si pjesë e një vendimi të madh për uljen e kostove, kryesisht buxhetin e pagave tepër të larta për futbollistët. Më pas Matheus paditi Barcelonën për largim të paligjshëm dhe tani, një vit e gjysmë më vonë, mediat katalanase raportojnë se gjykata ka vendosur në favor të tij.

Duhet pranuar që lojtari aktual i Bragantino nuk do të marrë 14.8 milionë euro, të cilat ai i kërkoi, duke pretenduar se Barcelona e dëmtoi për shumën e specifikuar në emër të pagave të papaguara, por u vendos që Barcelona t'i paguajë 8.5 milionë euro. Është një goditje e re për situatën tashmë të vështirë financiare të kryesuesve të La Ligës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco