Ronaldo do fitojë 500 mln euro? Jo, shifra e vërtetë çmenduri

Ronaldo do fitojë 500 mln euro? Jo, shifra e vërtetë çmenduri

16:11, 10/01/2023

Cristiano Ronaldo do të fitojë 500 milionë euro?

Jo, nuk është aspak e vërtetë, sulmuesi portugez te Al Nasr do të arkëtojë 1 miliardë pasi në marrëveshjen e bashkëpunimit me Al Nassr është përfshirë edhe fushata që do të bëjë luzitani në mënyrë që Arabia Saudite të fitojë në garën për Kupën e Botës 2030.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike sipas të cilave, njëkohësisht me futbollin në fushë, Ronaldo duhet të shprehë aftësitë e tij diplomatike edhe në oborret e rëndësishme të marketingut.

Fushata do të vazhdojë deri në caktimin e vendit organizator, çka do të thotë se puna e Ronaldos në Arabi do të përfundojë pas dy viteve e gjysmë kur të merret edhe vendimi. Në këtë mënyrë, në një vit kalendarik, CR7 do të arkëtojë plot 400 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco