Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tirana bën goditjen e parë në merkato, Regi Lushkja vishet bardheblu

Tirana bën goditjen e parë në merkato, Regi Lushkja vishet bardheblu

14:56, 10/01/2023

Regi Lushkja është zyrtarisht futbollist i Tiranës!

Afrimi i mesfushorit të “bardheblutë” është bërë publik nga kryeqytetasit përmes një videoje në rrjetet sociale.

“Regi është një nga ne. Mirëseerdhe Regi Lushkja!”-shkruhet krahas videos të publikuar nga Tirana.

Lushkja rikthehet në elitën e futbollit shqiptar pas më pak se një viti, pas në shkurt të 2022-shit mesfushori u transferua nga Laçi te Sheriff Tiraspol.

Eksperienca e 26-vjeçarit në Moldavi nuk rezultoi shumë produktive, pasi për shkak të dëmtimeve luajti shumë pak dhe tashmë rikthehet sërish në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco