SYRI TV/ Kombëtarja, traineri i ri Silvinjo nis menjëherë nga puna, inspekton fushat dhe hotelin

SYRI TV/ Kombëtarja, traineri i ri Silvinjo nis menjëherë nga puna, inspekton fushat dhe hotelin

14:38, 10/01/2023

24 orët e para të Silvinjos, trajnerit të ri të Kombëtares kuqezi në Shqipëri kanë qenë intensive. Pas takimeve me presidentin Duka dhe ish- trajnerin Reja, tekniku ka inspektuar fushat dhe hotelin e Kombëtares. Ndërsa këtë të martë ka nisur zyrtarisht punë me një takim me trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave për meshkuj dhe femra. 

Nga SYRI TV

Silvinjo është zyrtarisht trajneri i ri i Shqipërisë, duke firmosur një kontratë 18-mujore, me objektivin kualifikimin në fazën finale të “EURO 2024”.

Me anë të një video të postuar nga FSHF, tregohen 24 orët e para të brazilianit me stafin e tij në Shqipëri, që nga mbërritja në aeroportin e Rinasit deri te mbërritja në hotelin, ku grumbullohet Kombëtarja në Durrës.

Tekniku i ri ka pasur një takim me presidentin Armand Duka dhe ish-trajnerin Edoardo Reja.

Ai po ashtu ka bërë matjet e bëra për kostumet që do të veshin në konferenca për shtyp gjatë prezantimit dhe në fund, inspektimin e fushave te “shtëpia e futbollit”.

Ndërkohë, 24-orëshi i dytë në Shqipëri, ka shënuar edhe nisjen e menjëhershme të punës nga trajneri i ri.

Silvinjo së bashku me dy asistentët e tij, Zabaletën dhe Dorivan, kanë pasur një takim me trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave për djem e femra.

Pas prezantimit, trajneri Silvinjo u shpreh optimist për këtë bashkëpunim të ri dhe shfaqi entuziazmin e tij për aventurën e re me Shqipërinë. Braziliani theksoi, se bashkëpunimi mes trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave dhe Kombëtares A do të jetë shumë i ngushtë për të përgatitur dhe për të afirmuar sa më shumë lojtarë të talentuar. Gjithashtu, Silvinjo u njoh edhe me mënyrën e organizimit të të gjithë ekipeve të të moshave dhe për programin apo metodologjitë stërvitore, që ato aplikojnë gjatë vitit, teksa mori informacion edhe për mënyrën se si monitorohen elementët e spikatur, të cilët aktivizohen veçanërisht jashtë vendit.

Trajneri i Kombëtares theksoi se qëllimi i përbashkët është i njëjtë, për të afirmuar sa më shumë futbollistë të rinj, por edhe për të marrë sa më shumë rezultate pozitive me të gjitha ekipet kombëtare të moshave. Takime të ngjashme do të jenë periodike në një kohë që stafi i ri teknik përgatitet për nisjen e eliminatoreve të Europianit “Gjermani 2024” në muajin mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco