Agjentja e Dumfries shtang Interin: Të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen

Agjentja e Dumfries shtang Interin: Të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen

14:16, 10/01/2023

E ardhmja e Denzel Dumfires mund të jetë larg Interit. Ditët e fundit mediat italiane zbuluan se zikaltrit janë të gatshëm të shesin mbrojtësin holandez në janar në rast se në drejtim të tij vjen një ofertë që mund të kënaqë drejtuesit e Interit.

Këto zëra janë përforcuar edhe më shumë nga agjentja e lojtarit, Rafaela Pimenta. Kjo e fundit foli për Rai Sport duke deklaruar se asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

“I kemi parë të gjithë paraqitjet që Dumfries ka bërë me Holandën gjatë Kupës së Botës. Ai ka bërë mjaft mirë, por kjo është diçka që ne e prisnim. Fillimisht ne jemi të lumtur për të e më pas shpresoj që edhe Interi të ketë mbetur i kënaqur, por sigurisht që edhe ata janë.

Është një lojtar i Interit që luan me zemër, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh ndër të tjera Rafaela Pimenta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco