Andrea Pirlo, kandidat për stolin e Belgjikës

Andrea Pirlo, kandidat për stolin e Belgjikës

13:47, 10/01/2023

Pas dështimit në Kupën e Botës (u eliminua që në fazën e grupeve), Belgjika mund t’ia besojë drejtimin skuadrës Andrea Pirlos.

Emri i trajnerit italian, në fakt, mësohet se është në listën e ngushtë të Federatës Belge të Futbollit për të zëvendësuar Roberto Martinezin, që pas dorëheqjes nga “Djajtë e Kuq” firmosi së fundmi me Portugalinë.

Pirlo aktualisht është në krye të Fatih Karagumruk, skuadër që renditet në vendin e 10-të në Superligën e Turqisë.

Sipas “Het Laatste Nieuws, Pirlo është në garë me ish-“yllin” e Arsenalit, Thierry Henry, ndihmës i Martinez te Belgjika, të cilin disa senatorë të ekipit kombëtar si Toby Alderweireld dhe Romelu Lukaku e kanë përcaktuar si “zgjidhje përfundimtare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco