Sërish telashe për Presidentin e Federatës franceze, një agjente e akuzon për ngacmim seksual

Sërish telashe për Presidentin e Federatës franceze, një agjente e akuzon për ngacmim seksual

13:21, 10/01/2023

Vazhdon të jetë një situatë e vështirë për Presidentin e Federatës së Futbollit në Francë, Noel Le Graet. Pasi përfundoi në qendër të kritikave për deklaratën se nuk do t’i hapte telefonin legjendës Zidane nëse do ta telefononte, numri një i futbollit francez është akuzuar edhe për ngacmim seksual.

Këtë herë ka qenë agjentja Sonia Souid që në një intervistë për L’Equipe ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga Le Graet. “Ai më ftoi në apartamentin e tij dhe kur shkova aty ai më priti me një shishe shampanjë. Isha mjaftueshëm e habitur, por megjithatë qëndrova.

Ne folëm për futbollin e femrave, e më pas më thotë se nëse do të qëndronim afër njëri-tjetrit, idetë e mia do të materializoheshin. Në katër vite (2013-2017), presidenti i Federatës ka flirtuar me mua çdo herë që ka pasur mundësinë”, u shpreh fillimisht agjentja, Sonia Souid.

“Më kërkonte që të shiheshim, më ka ftuar në shtëpinë e tij nuk e di se sa herë. Ai më shihte vetëm për të më futur në shtrat. Psikologjikisht ka qenë një periudhë shumë e vështirë”, vazhdon Souid.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Ministrja e sportit në Francë, Amélie Oudéa-Castéra. “Bravo Sonia Souid për kurajon e treguar me deklaratat e bëra. Ne do të bëjmë verifikimet tona shumë shpejt”, u shpreh Oudea-Castera me anë të një postimi në Twitter

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco