Al-Khelaifi kërkon të blejë aksionet e klubit anglez, por kërkesa i refuzohet

Al-Khelaifi kërkon të blejë aksionet e klubit anglez, por kërkesa i refuzohet

11:31, 10/01/2023

Pavarësisht se është pronari i njërit prej klubeve më të mëdha në botën e futbollit si PSG, Nasser Al-Khelaifi dëshiron të blejë aksionet e një klubi tjetër.

Al-Khelaifi së fundmi ka shprehur dëshirën e tij të jetë një prej pronarëve të klubit anglez, Tottenham Hotspur. Pavarësisht dëshirës së numrit një të Paris Saint Germain për të qenë një nga aksionerët e Spursave, kërkesa e këtij të fundit nuk është pranuar nga pronari aktual i Spursave.

Al-Khelaifi është përpjekur të krijojë negociata me Daniel Levy për të blerë një pjesë të aksioneve të Tottenham Hotspur, por ka dështuar. Pronari dhe drejtuesit e klubit londinez kanë mbyllur për momentin çdo mundësi negocimi me “Princin e Katarit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco