VIDEO/ Ndërhyrje për 'burg', ish-mbrojtësi i Manchester United dërgon kundërshtarin në spital

VIDEO/ Ndërhyrje për 'burg', ish-mbrojtësi i Manchester United dërgon kundërshtarin në spital

13:05, 08/01/2023

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në sfidën e Kupës së Francës midis Hyeres dhe Marseille ku ish-mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly, shkaktoi një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit të tij.

28-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 15’, pasi shkaktoi një ndërhyrje në stilin “kung-fu” ndaj Musa Ndijae.

Kjo gjë bëri që ai të dilte menjëherë me urgjencë nga fusha e lojës, duke u futur në ambulance dhe më pas u transportua në spital.

Siç raportojnë mediat franceze, Ndijae është në gjendje të mirë dhe pritet të kryejë testet mjekësore për të parë dëmtimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco