'Kaq shumë beteja së bashku'/ Ishte shok me Lorik Canën te PSG e Marseille, ndërron jetë 40-vjeçari kamerunas

'Kaq shumë beteja së bashku'/ Ishte shok me Lorik Canën te PSG e Marseille, ndërron jetë 40-vjeçari kamerunas

11:06, 08/01/2023

Ish-lojtari i Paris Saint-Germain dhe i kombëtares së Kamerunit, Modeste M'bami, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak, konfirmuan mediat franceze.

M'bami luajti për disa klube franceze, duke përfshirë Olympique Marseille dhe PSG, me të cilët fitoi Kupën e Francës në 2004 dhe 2006.

 

Në fakt, ai luajti futbollin më të mirë të karrierës së tij në këto dy klube dhe për një kohë u konsiderua si një nga shkatërruesit më të mirë në Ligue 1 Franceze.

Image

Ai shënoi tre gola në 37 paraqitje për Kamerunin dhe ishte pjesë e ekipit që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Sidneit 2000.

Në këtë brez të madh përveç M'bamit kanë performuar edhe Kameni, Wome, Geremi, Lauren, Mboma dhe sigurisht Eto'o.

Image

Ai gjithashtu luajti në Spanjë, Kinë dhe Arabinë Saudite përpara se të tërhiqej në vitin 2016 pas një periudhe të shkurtër te Le Havre.

Image

Katër vite më parë ai hodhi poshtë një ofertë për t'u bërë trajner i Kamerunit, kombëtares që drejtohej nga ish-kolegu i tij i kombëtares Rigobert Song në Kupën e Botës në Katar.

Pas këtij lajmi tronditës, ka reaguar edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana, i cili në rrjetet sociale shkroi: " Kaq shumë beteja së bashku. Prehu në Paqe Modeste!"

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco