Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Guardiol hap zemrën dhe zbulon klubin e preferuar, Real dhe City nuk do të jenë të lumtur

Guardiol hap zemrën dhe zbulon klubin e preferuar, Real dhe City nuk do të jenë të lumtur

10:39, 08/01/2023

Ndonëse prej ditësh shkruhet se Real Madrid dhe Manchester City po bëjnë një betejë të madhe për nënshkrimin me futbollistin kroat Joshko Guardiola, ai në një deklaratë për mediat tha se skuadra e tij e preferuar është Liverpool dhe duke lumturuar tifozët e klubit nga Anfield.

Guardiol ka një kontratë me Leipzig deri në verën e vitit 2027 dhe tre klube të mëdha evropiane janë përpjekur ta sjellin prej muajsh.

Në lojë për nënshkrimin e tij, përveç Realit dhe Cityt, është edhe Chelsea, dhe kush do që ta sjellë këtë lojtar duhet të ndajë veçmas të paktën 100 milionë euro. Megjithatë, asnjë nga tre skuadrat e përmendura nuk është klubi i ëndrrave të këtij lojtari kroat.

"Klubi im i ëndrrave? Wshtw padyshim Liverpooli. Unë kam parë shumë nga ndeshjet e tyre me babin tim që kur isha i vogël," tha Guardiol, duke shtuar:

“Ne ndoqëm çdo sezon në detaje. Është një klub që ka mbetur në zemrën time”.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera në Kupën e Botës, Joshko Guardiol u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë sipas të dhënave të fundit të Transfermarkt.

Marokeni Hakimi ishte më i shtrenjti deri më tani me një vlerë prej 65 milionë euro, ndërsa pas Botërorit çmimi i tij u rrit në 70 milionë euro. Megjithatë, çmimi për kroatin e tejkaloi edhe atë, dhe u rrit nga 60 milionë euro në 75 milionë.

Leipzig-u e bleu mbrojtësin nga Dinamo dy vite më parë për 18.8 milionë euro, por në kontratë blutë u treguan profesionist, ndaj do të kenë një përqindje të caktuar në shitjen e radhës të Guardiol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco