Serie A/ Juventus vazhdon ngjitjen, Danilo i jep fitoren ndaj Udineses

Serie A/ Juventus vazhdon ngjitjen, Danilo i jep fitoren ndaj Udineses

20:10, 07/01/2023

Juventus vazhdon ecurinë pozitive, ndërsa edhe sfidën e dytë të 2023-shit në Seria A e ka mbyllur me fitore.

Skuadra e Allegrit fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Udineses, në takimin e javës së 17-të.

Golin e fitores vendasit e gjetën vetëm në minutën e 86-të, me Danilon, që i dhuroi avantazhin, njëkohësisht edhe fitoren ekipit të tij.

Pas këtij takimi Juventus ngjitet në vendin e dytë të renditjes së Seria A me 37 pikë, një më shumë se Milan i vendit të tretë, por me këta të fundit që e luajnë të dielën takimin e javës së 17-të, teksa Udinese qëndron në vend të tetë me 25 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco